By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxha, takim me drejtorët rajonalë e komandantët e stacioneve policore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxha, takim me drejtorët rajonalë e komandantët e stacioneve policore
Lajme

Hoxha, takim me drejtorët rajonalë e komandantët e stacioneve policore

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 8:17 PM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, pati sot një takim zyrtar me drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore dhe me komandantët e stacioneve policore të Policisë së Kosovës.

 

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimi ishte që përveç prezantimit dhe analizimit të raportit të gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, ku u pasqyruan të arriturat dhe rezultatet pozitive, të diskutohen edhe çështjet që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën dhe rritjen e mëtejmë të profesionalizmit policor, e që ndikon direkt edhe në imazhin pozitiv dhe besueshmërinë ndaj Policisë së Kosovës.

“Drejtori i përgjithshëm i PK-së, nga drejtorët rajonal, komandantët e stacioneve, por edhe nga të pranishmit kërkoi që të zbatohen në përpikëri, me profesionalizëm dhe integritet të gjitha procedurat e parapara ligjore, udhëzimet dhe rregulloret policore, si dhe synimet, detyrat dhe objektivat strategjike policore me theks të veçantë:rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më proaktive me komunitetin, rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirëfilltë me qytetarët, rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë nga eprorët,parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale dhe luftën kundër korrupsionit, uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave, ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim dhe ruajtjen e rendit kushtetues”, njofton Policia e Kosovës.

Ndër të tjera drejtori Hoxha theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë nga eprorët e drejtpërdrejtë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

Bëhet e ditur se në këtë takim të gjithë të pranishmit u zotuan për angazhime të mëtejme me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Parlamenti spanjoll sot debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Krasniqi: Duke kujtuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar
Kush është kritiku i Putinit që u dënua me 25 vjet burg?
Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Serbia do ta kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?