Ngjarja ka ndodhur dje në afërsi të liqenit të Livoqit, teksa ka edhe të lënduar.

“ Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.