Shkruan: Rasim SMAJLAJ
Dështoi edhe një herë, për herë të 48-të, seanca për konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Po çfarë është kjo? Parlament apo teatër kukullash pa tel? Qeveri apo kabare ku bileta paguhet me taksat tona, dhe spektakli është turpi juaj?
Populli pret drejtësi, ju bëni pushime. Populli pret bukë, ju luani shah me nderin e tij. Populli pret institucione, ju i ktheni në bordello politike!
Po më falni për fjalorin, por s’ka mbetur asnjë fjalë tjetër më e butë që përshkruan këtë bordelizim të shtetit. Sepse çdo deputet, pa dallim, sot është pjesë e një orgjie politike ku populli është përdhunuar nga paaftësia dhe lakmia.
Sa mirë do ishte t’ju shihnim në pozicionin 69 – jo në atë që mendon truri juaj i nxehur nga pazaret, por në një pozitë ku ju shërbeni njëri-tjetrit, të paktën për herë të parë, për hir të Kosovës! Një pozicion ku nuk ka as ulje as ngritje, as opozitë as pozitë, por thjesht punë reciproke për qytetarin.
Por jo, ju zgjidhni pozitën e 0-s – as punë, as përgjegjësi, as turp!
Ju që ndërroni qëndrime më shpesh se çorapet, Ju që jeni më të vjetër në Kuvend se vetë pluhuri i ulëseve, Ju që s’dini të numëroni vota, por dini të numëroni tenderë.
Kuvendi i Republikës ka degraduar në një “dating app” politik, ku kërkoni partnerë për marrëveshje nën tavolinë. Pa dashuri për vendin, pa pasion për ligjin, pa respekt për sovranin!
Ndaj po ju themi: zbrisni nga kolltuqet! Mos u lodhni duke dështuar edhe 49 herë. Jepni dorëheqje kolektive! Mos e shani më popullin me heshtjen tuaj.
Populli nuk harron. Populli do flasë. Dhe kur të vijë dita, edhe pozicioni 69 do ju duket lule para asaj që e meritoni realisht.