“Ne presim që sot të zhvillohet takimi, jemi në afatet e fundit kushtetuese. Pres sinjal pozitiv, guxim dhe vullnet politik nga lideri i VV-së, duke parë që jemi në afatet e fundit. NISMA dhe Limaj e kanë kuptuar që në fillim, andaj e kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit,” ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se kushti i tyre është që Limaj të jetë në krye të Kuvendit, teksa ka thënë se kjo është një mundësi.

“Absolutisht, në bazë të bisedave ditore me deputetët, besojmë që ka gatishmëri që t’i jepet një besim Limajt për kryetar të Kuvendit. Duket që ka një konsensus mes shumë deputetëve të grupeve të ndryshme. Ndoshta s’ka të bëjë vetëm me figurën, por edhe me vullnetin për të dalë nga ngërçi politik,” ka thënë Izmaku, për mundësinë e votimit të Fatmir Limajt si emër për kryekuvendar.