Një person me inicialet A.P., 62 vjeçar është raportuar të ketë kryer vetëvrasje në Prizren.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe më pas ka vdekur, konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për RTKlive.
“Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale”, konfirmon Bytyqi.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim e sipër.