Faton Peci që është deputet e ministër në detyrë tha se nëse këtë javë nuk ka reflektim nga partitë politike, para përfundimit të 30 ditëshit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ulen e të diskutojnë që t’i kthehen qytetarit.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje bashke me Guxo e Alternativa kanë bërë përpjekje mjaftueshëm për t’ i dhënë vendit institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Mendojmë që është java kur është një mundësi ideale që partitë të reflektojnë, në një situatë kur dy parti politike kanë ofertë për bashkëqeverisje. Dua të besoj reflektim nga partitë politike, nëse nuk kemi nga Nisma e nga LDK, në këtë rast si bashkëkryetar i Guxo, mendoj që është faza kohore kur seriozisht gjitha partitë duhet ti thirrin arsyes e të shohin mundësitë reale të diskutimit që t’i rikthehemi qytetarit”, tha Peci.