By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Kontrollorë të trafikut ajror, filloni punën tani! Aeroplanët Patriot që nuk morën pushim do të marrin nga 10,000 dollarë secili
November 10, 2025
Në Itali është hapur një hetim rreth “snajperëve të fundjavës” që paguanin çetnikët për të qëlluar mbi qytetarët e Sarajevës
November 10, 2025
E shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur: Gjella me pulë dhe njoki është zgjedhja perfekte për nëntorin
November 10, 2025
Salca e famshme që mund ta përdorni lehtësisht për të përgatitur pjata të shijshme edhe kur nuk keni shumë përbërës në dispozicion
November 10, 2025
Gjermanët kryen një hetim. “Zaluzni është pas sabotimit të North Stream”
November 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!
Opinion

Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!

Kosova Times
Last updated: 2025/07/21 at 2:39 PM
Kosova Times Published July 21, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Po ua lë amanet, se e kemi trashëguar prej të parëve:
Në këtë botë janë tri lloje njerëzish:

– i mençuri,
– gjysmë i mençuri,
– dhe… budallai. Dhe në këtë vend tonin, ku logjika vdes nga e qeshura, qeveris tipi i tretë – budallai. E i mençuri? Aty diku, duke mbledhë valixhet për me ikë jashtë.
I mençuri – din vetë, por edhe dëgjon. Por të mençurit nuk i gjen më në pushtet.
Ata i kemi në ndonjë zyrë të vogël, të harruar, në ndonjë universitet me tavan që pikon ose në ndonjë fshat ku mbjellin domate e lexojnë librat që qeveritarët s’i kanë parë as në raft. Kur flet i mençuri – nuk ka audiencë. Se populli jonë do cirk, jo urti. Do show, jo shtet. Gjysmë i mençuri – nuk din vetë, por të paktën pyet.
Ky është ushtari i bindur i partisë. Lexon çka i japin, thotë çka i thonë, voton çka i urdhërojnë. Ka zyrë, por s’ka ide. Ka rrogë, por s’ka mendim. Kur shefi thotë “jo”, ai thotë “çfarë jo-je?”
Kur shefi thotë “ngrini dorën”, ai e ngre këmbën nëse duhet.
E budallai? Ai është në majë të vendit! As nuk din. As nuk pyet. As nuk dëgjon.
Por qeveris, udhëzon, shan, tall, etiketon, shpif, e pastaj qan për “moral politik”.
Ky është ai që shkon në Bruksel dhe s’di çka ka nënshkruar. Ai që flet në kuvend si në kafene – me mllef, me fyerje, me zero përmbajtje. Ky është ai që u rrit me urrejtje, e qeveris me hakmarrje. Ai që e do pushtetin si fe, e popullin si shifër për marketing.
Popull, boll me heshtje!

– Boll e latë budallain me mik, veç pse e keni “tonin”.
– Boll i quajtët të mençurit “tradhëtarë” veç pse nuk brohorasin me kope.
– Boll me “votë për flamur”, e jo për program.
– Boll me “na e lypi Europa” dhe “ta ka fajin Serbia”, sa herë që dështojnë. Sepse çdo budalla në pushtet, ka ardhë aty me ndihmën e një populli që as nuk din, as nuk pyet, as nuk dëgjon.
Mos u bëni të tretët. Mos lejoni që Kosova, Shqipëria e gjithë kjo tokë e djegur, të mbetet çiflig i budallenjve me diplomë false, me flamur në fjalim e euro në valixhe. Nëse nuk pyet, nuk dëgjon dhe nuk vepron, je pjesë e problemit.

You Might Also Like

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Parlament me dy dhoma?

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

Nesër vendosin Like-at e vërtet

Makthi më i keq i Putinit

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times July 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shqipëria, deklaratë të përbashkët me SHBA, Britaninë e BE-në për Iranin

Kosova Times Kosova Times August 1, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
Kush, sa qëndroi në krye të Qeverisë së Kosovës?
Blinken: U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet
Zjarrvënie e zyreve të regjistrimit d ushtarak në Rusi: më shumë se 20 raste në ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?