Një person dyahohet se pas përfundimit të një seance gjyqësore, ka kanosur gjyqtarin. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Vushtrri të mërkurën dhe u iniciua si “Kanosje”
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësorë, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.