By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet
July 27, 2025
BDI-ja kundër ndërtimit të objekteve të reja në Kalanë e Shkupit:
July 27, 2025
Daçiç: Staroviç më tha se nuk foli për Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë siç u shfaq në media
July 27, 2025
Franca anuloi urdhrin për arrestimin e Bashar al-Assad
July 27, 2025
Një person akuzohet për përdhunimin e një deleje, një pele dhe një pule të ngordhur. Ai rrëfeu gjithçka
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon përsëri konstituimi i Kuvendit, nga tani topi tek Kushtetuesja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon përsëri konstituimi i Kuvendit, nga tani topi tek Kushtetuesja
Ballina 1Lajme

Dështon përsëri konstituimi i Kuvendit, nga tani topi tek Kushtetuesja

Kosova Times
Last updated: 2025/07/26 at 11:20 PM
Kosova Times Published July 26, 2025
Share
SHARE

Përsëri ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe tha se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

103 deputetë ishin të pranishëm, por prapë nuk kaloi votimi për formimin e komisionit të fshehtë parlamentar për zgjedhjen e kryekuvendarit. Nga nesër hyn në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo ndërmarrin veprime pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim, të përcaktuar me aktgjykimin e 26 qershorit. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe pritet një vendim i Kushtetueses për ngërçin politik.

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës| LIVE

(E plotësuar,ora 22:36) Pak kohë së para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit, Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sonte në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Rexhaj: Votimi i hapur apo i mbyllur nuk çon peshë,

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, para seancës së 53-të konstituive, ka thënë se është e padrejtë ajo që po iu bëhet qytetarëve dhe ka shtuar se votimi i hapur apo i mbyllur nuk bën ndryshim të madh.

“Ne kemi ardhur këtu me votu. Kur më vonë të pyesni nëse ka diçka të re, tash kemi mbledhje të grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë. Është e padrejtë kjo që po ia bëjmë qytetarit. Votimi i hapur, i mbyllur, nuk bën peshë. Prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që ta bllokojë Kuvendin,” ka thënë Rexhaj.

Limaj: Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se edhe në seancën e sontme nuk pritet të ketë rezultat tjetër, pasi nuk ka marrëveshje të tij me kryertarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje”, u shpreh Limaj, duke shtuar se tani duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka treguar se pas seancës ka pasur takim me presidenten, ku kanë shkëmbyer mendime dhe presidentja u interesua për zhvillimet e fundit.

“Me presidenten kemi pasur takim dhe thjesht kemi shkëmbyer mendimet pas seancës. Presidentja u interesua për zhvillimet, nuk ka asgjë më tepër.”

“Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesa nga deputetët për të gjetur një zgjidhje politike, dhe tash 30-ditëshi nuk është konsumuar. Më 26 qershor ka hyrë në fuqi, sot jemi në ditën e fundit, por deputetët e Kosovës nuk kanë pasur rastin të votojnë. Si të tillë, vlerësojmë që afati nuk është konsumuar”, tha Limaj.

Haradinaj: Nuk po shihet që ka vullnet, pres zgjedhje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se janë të gatshëm për çdo lloj kompromisi, me qëllim që të dalin nga kjo situatë. Kërkesa e vetme e tyre ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidati.

Megjithatë, Haradinaj tha se më shumë po duket se do të ketë zgjedhje sesa një zgjidhje. “Jemi të gatshëm për çdo lloj kompromisi, vetëm që të dalim nga kjo situatë. E vetmja kërkesë ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidatja. Më shumë po e shoh që do të kemi zgjedhje sesa një zgjidhje”, tha ai.

Berisha: Nuk duhet të jem vetëm unë i përgjegjshëm.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar se nuk mund të bëhet vetëm ai i përgjegjshëm për të mundësuar konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se situata është bërë “e bajatshme” dhe mund të zgjidhet nga kryeministri Albin Kurti nëse ka vullnet politik.

“Votën e kam treguar qysh e jap, me votim të hapur, ashtu si edhe shumë deputetë të tjerë. Nuk lejoj të keqpërdoret as sinqeriteti im, as vota ime. Nuk duhet të jem vetëm unë i përgjegjshëm. Duhet të reflektohet. Ky problem mund të zgjidhet nga Albin Kurti që tash, por ai nuk po do”, ka thënë Berisha.

Zemaj: Ka presion te deputetë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se kanë dëgjuar për presion ndaj deputetëve të komuniteteve minoritare joserbe në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit në përpjekjen e 54-t që do të mbahet në orën 22:00.

“Ka presion te deputetë, sidomos te grupet minoritare. Këtë e kemi dëgjuar nga kolegët tanë të komuniteteve joserbe, të cilët thonë se po u bëhet presion që të japin votën shtesë në bazë të interesave dhe kërkesave që kanë paraqitur. Kjo nuk i kontribuon as demokracisë dhe as stabilitetit institucional”, ka thënë Zemaj para hyrjes në Kuvend.

Çitaku: Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, para seancës së 53-të konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit. Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimi”.

“Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”, ka thënë ajo.

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e re nuk do të donte ta niste punën në këtë mënyrë.

Ajo shpreson se Vetëvendosje ka reflektuar dhe nuk do ta lejojë që procesi të zvarritet edhe më tej, pasi qytetarët kanë nevojë për lidership të vërtetë.

“Asnjë i ri apo e re nuk do të donte ta niste punën në këtë mënyrë. Shpresoj që Vetëvendosje ka reflektuar dhe të mos lejojë që ky proces të zvarritet edhe më tej, sepse qytetarët kanë nevojë për lidership të vërtetë. Inatet nuk duhet të jenë parësore. Në çdo tentativë kemi pritur diçka

Sveçla pret që sonte të konstituohet Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pret që sonte të konstituohet kuvendi.Kështu u shpreh ai para mediave teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

You Might Also Like

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet

BDI-ja kundër ndërtimit të objekteve të reja në Kalanë e Shkupit:

Të shtëna me armë në aheng familjar në Prizren, arrestohet një person

Rama: Falënderim me respekt për të gjithë ata që janë në gatishmëri kundër zjarreve

Flakët rrezikuan banesat, rinis aksioni nga ajri për neutralizimin e zjarreve në Borsh, Piqeras e Sasaj

Kosova Times July 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-zëvendës ministrja e Kulturës e Federatës Ruse Olga Yarilova është arrestuar në Moskë

Kosova Times Kosova Times April 20, 2023
Si e ndoqën Hristo Grozevin bullgarët e akuzuar për spiunazh për Rusinë
Nallbani zbardh listën e Dardanëve të rinj
Në Kosovë dhe Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve
Konjufca: Në Koshare luftoi e gjithë shqiptaria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?