By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Foshnja gjashtë muajshe vdes në krahët e nënës në Gaza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Foshnja gjashtë muajshe vdes në krahët e nënës në Gaza
Rajon / Botë

Foshnja gjashtë muajshe vdes në krahët e nënës në Gaza

Kosova Times
Last updated: 2025/07/26 at 11:31 PM
Kosova Times Published July 26, 2025
Share
SHARE

Një foshnje palestineze gjashtë muajshe, që vuante nga kequshqyerja e rëndë, vdiq të premten në krahët e nënës së saj në Gaza, një nga viktimat më të fundit të krizës së urisë që ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, por që vazhdon të përkeqësohet.

 

Vajza Zeinab Abu Halib vdiq ndërsa nëna e saj po përpiqej ta çonte në një spital në jug të Gazës.

“Zeinabi ka hyrë e dalë nga spitali për tre muajt e fundit”,  tha për CNN nëna e saj, Israa Abu Halib.

“Papritur ndjeva që ajo pushoi së lëvizuri dhe së marrë frymë; trupi i saj u bë më i rëndë,” theksoi Abu Halib.

Zeinab “vdiq nga ndërlikime të kequshqyerjes së rëndë”, theksoi tha Munir al-Boursh, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, në një postim në X.

“Ajo u la të tretet derisa u kthye në lëkurë mbi kocka… Më shumë se 260,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç në Gaza po vuajnë nga kequshqyerja”, tha al-Boursh.

 

Ndwrkohw, vendimi i Izraelit për t’i lejuar vendet e huaja të hedhin ndihma nga ajri në territorin palestinez të rrethuar po përballet gjithashtu me kritika në rritje, ky proces është parë më parë si i kushtueshëm dhe i pasigurt.

Sipas një zyrtari të sigurisë izraelite, këto hedhje nga ajri pritet të ndodhin “në ditët në vijim”.

“Hedhjet nga ajri nuk janë një zgjidhje për urinë në Gaza; ato janë një shpërqendrim”, tha Steve Cutts, drejtor i përkohshëm ekzekutiv i organizatës bamirëse britanike Medical Aid for Palestinians.

“Palestinezët në Gaza po vuajnë nga uria jo për shkak të mungesës së ushqimit, por sepse Izraeli po e bllokon atë qëllimisht”, tha Cutts.

“Hedhja e ndihmave nga qielli nuk mund të përmbushë nevojat kolosale të 2.3 milionë njerëzve dhe as të zëvendësojë shpërndarjen e sigurt dhe të koordinuar të ndihmave që mund të ofrohet vetëm përmes pikave tokësore të kalimit.”

Juliette Touma, drejtoreshë e komunikimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), thotë se hedhja e ndihmave nga ajri në Gaza është si e kushtueshme ashtu edhe e rrezikshme. Izraeli e ka ndaluar UNRWA-n të operojë në Gaza pasi e akuzoi se disa nga punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit.

“Në përgjithësi, në situata humanitare, hedhjet nga ajri përdoren si mjet i fundit. Ato janë shumë, shumë të kushtueshme dhe mund të jenë mjaft të rrezikshme”, i tha më herët Touma CNN-it, duke shtuar se “në kontekstin e Gazës, ne e dimë se hedhjet nga ajri nuk kanë qenë shumë të dobishme dhe në disa raste kanë pasur viktima”.

Mbretëria e Bashkuar po nxitohet të ngarkojë ndihmat në avionë për në Gaza, pas vendimit të Izraelit për t’i lejuar vendet e huaja të hedhin ndihma nga ajri për të lehtësuar urinë në territorin palestinez.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se ndryshimi i politikës nga Izraeli ka ardhur “shumë vonë”, por premtoi se “do të bëjmë gjithçka që mundemi për të çuar ndihma brenda,” në një deklaratë me video në X.

Izraeli do të lejojë hedhjet në ditët në vijim, me Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që do të udhëheqin operacionin, tha një zyrtar izraelit i sigurisë të premten.

Hedhjet e fundit nga ajri në Gaza ndodhën në tetor 2024 dhe u dënuan në atë kohë si të rrezikshme dhe të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e gazianëve.

Në mars 2024, CNN raportoi se të paktën pesë persona u vranë kur pako ndihmash të

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times July 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Duda foli për tërheqjen e trupave ruse, Zelenski me shaka: “Po sikur të më merret telefoni?”

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Osmani: Liria mban edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut
Njëri nga të arrestuarit nën dyshimin për vjedhje nga Luvri pretendoi se ishte punësuar nga dy klientë me “aksent sllav”
Boshnjakë e shqiptarë në Serbi duan reciprocitet të drejtash me serbët
Princi William në një tank pranë kufirit rus, foto e publikuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?