Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon ashpër plagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë të premten, ku janë plagosu një 11-vjeçar dhe tjetri 21.
Ai, në një postim në Twitter, tha se BE-ja e dënon me vendosmëri plagosjen e dy të rinjve serbë dhe ka kërkuar nga autoritetet e vendit të hetojnë plotësisht rastin.
“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.
Njëri nga të plagosurit është 11-vjeç kurse tjetri 21. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra. /Kosovatimes/
Kosovo: 🇪🇺 firmly condemns the shooting of a child and a young man in 🇽🇰 yesterday. Important that authorities will fully investigate this despicable crime and justice is exerted.
We wish the victims a full and speedy recovery.— Peter Stano (@ExtSpoxEU) January 7, 2023