By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vijnë bashkatdhetarët, rriten çmimet e konsumit dhe qiratë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vijnë bashkatdhetarët, rriten çmimet e konsumit dhe qiratë
EkonomiLajme

Vijnë bashkatdhetarët, rriten çmimet e konsumit dhe qiratë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 4:46 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Qytetarët e vendit, kohën e fundit, po përballen me  rritje të ndjeshme të çmimeve të artikujve bazë për jetesë. Disa prej tyre vlerësojnë se me ardhjen e bashkatdhetarëve nga diaspora, çmimet po shënojnë rritje. Edhe drejtues të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit dhe drejtues të institucioneve që mbikëqyrin rritjen e çmimeve, po vlerësojnë se  aktualisht, ka rritje të çmimeve në shumicën e artikujve bazë.

 

Produktet ushqimore, qiratë, çmimet në kafene, restorante, madje edhe shërbimet e tjera bazike, viteve të fundit në Kosovë kanë shënuar rritje  dhe janë të pa përballueshme për qytetarët. Disa qytetarë të intervistuar, i thanë Radio Kosovës se çmimet janë shumë të larta krahasuar me të ardhurat, e që sipas tyre, me ardhjen e diasporës çmimet kanë filluar të rriten edhe me shumë.

“Tepër çmimet e larta, janë të papërballueshme çmimet. Krahasim qysh i kemi pagat çmimet tepër janë të larta, edhe çdo ditë po shkojnë t’u u rritë. Llogarit ata që jetojnë me pensione, barna nuk u dalin me ble. Çmimet janë katastrofë krahasim me pagat. Bile, bile tash i kanë rritë hala që kanë ardhur mërgimtarët. E kam vërejtur në disa raste, tregtarët po e bëjnë. Shumë vështirë të jetohet në këtë kohë”, tha një qytetar.

Se çmimet janë rritur në çdo artikull e shërbime, e thotë për Radio Kosovën edhe  kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Sipas tij, aktualisht shtresa e varfër ka falimentuar si pasojë e rritjes së çmimeve dhe në rrezik është edhe shtresa e mesme.

“Ne kemi rastin e falimentimit të shtresës së varfër. Tani falimentimi për shkak të çmimeve dhe inflacionit dhe rrogave që nuk lëkunden i kanoset edhe shtresës të ashtuquajtur të mesme, e cila ka vite që jeton me overdrafte e kredi dhe nuk mund t’i përballojë të gjitha këto çmime, të cilat së fundi janë të ndikuara edhe nga çmimi i ri i energjisë elektrike”, tha Kaçaniku.

Drejtori i departamentit të Statistikave Ekonomike në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, i tha Radio Kosovës së çmimet e disa artikujve kanë shënuar rritje në vitet e fundit në vend, e që vetëm në qershor 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur një rritje prej 4.3 për qind. Berisha tha se ardhja e diasporës nuk ndikon shumë në rritjen e çmimeve pasi rritja e çmimeve zakonisht nuk fillon në këtë periudhë.

“Muaji qershor 2025 krahasuar me muajin qershor të vitit 2024, pati një rritje prej 4.3 për qind. Mund të ketë një efekt, por jo edhe aq sa mendohet se lëvizjet e çmimeve ndodhin vetëm e vetëm se po vijnë diaspora”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, njohës të ekonomisë në vazhdimësi po vlerësojnë se është e nevojshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme sociale.

You Might Also Like

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget

Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës

Pikëkalimi i ri nxit zhvillimin dhe turizmin malor

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina pranon ndihmë të re financiare nga evropianët

Kosova Times Kosova Times December 21, 2023
Numri i të vdekurve nga sulmi rus në supermarket rritet në 12, thotë Ministria ukrainase
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?