By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut në Lipjan
January 16, 2026
Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj
January 16, 2026
Osmani: Kosova qëndron mbi sakrificën e të vrarëve
January 16, 2026
Gjykata veçon rastin e Xhelal Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend
January 16, 2026
Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IPK: Mospërputhje në gjoba për tejkalim shpejtësie, dyshime për abuzime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IPK: Mospërputhje në gjoba për tejkalim shpejtësie, dyshime për abuzime
Lajme

IPK: Mospërputhje në gjoba për tejkalim shpejtësie, dyshime për abuzime

Kosova Times
Last updated: 2025/07/30 at 2:06 PM
Kosova Times Published July 30, 2025
Share
SHARE

 

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm me temë “Përdorimi i teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik”, në të cilin janë evidentuar një sërë mospërputhjesh dhe dobësish në mënyrën e shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik.

Inspektimi është zhvilluar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, pas shqetësimeve se zyrtarët policorë nuk po i gjobisin gjithmonë drejtuesit e mjeteve në përputhje me të dhënat e regjistruara nga pajisjet digjitale për matjen e shpejtësisë. Sipas IPK-së, gjetjet e inspektimit ngrisin dyshime për mundësi abuzimi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Katër lloje mospërputhjesh të identifikuara:

Nga analiza e 84 mostrave/gjobave janë vërejtur këto mospërputhje:

Në 55 raste, shpejtësia e shënuar në gjobë ka qenë më e ulët se ajo e regjistruar në radar.

Në 23 raste, shpejtësia e kufizuar në radar nuk përputhet me atë të shënuar në gjobë.

Në 3 raste, lloji i shkeljes i dokumentuar në gjobë ka qenë i ndryshëm nga ai i matur nga pajisja.

Në 3 raste të tjera, gjoba është shqiptuar në bazë të paragrafit të gabuar të ligjit.

Këto mospërputhje, sipas raportit, krijojnë hapësirë për praktika të dëmshme dhe ndikojnë në besueshmërinë e zbatimit të ligjit në trafik.

“IPK në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë (7) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve, etj”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së.

You Might Also Like

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut në Lipjan

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Osmani: Kosova qëndron mbi sakrificën e të vrarëve

Gjykata veçon rastin e Xhelal Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend

Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Kosova Times July 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Normalizim të plotë të raporteve pa njohje reciproke nuk mund të ketë

Kosova Times Kosova Times February 15, 2023
Kaiserschmarrn është një ëmbëlsirë tradicionale austriake e ngjashme me petullat, por me përgatitje më të thjeshtë
Sulçevsi: Në Perandorinë Osmane femra ishte trashëgimtare e pronës
Një burrë ka vdekur gjatë një stuhie bore, i shtrirë i vdekur pranë nënës së tij të vjetër prej dy ditësh (VIDEO)
Pranga te dyshimtit pas denoncimit te mitures per dhunim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?