By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren
Lajme

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Kosova Times
Last updated: 2025/07/30 at 10:31 PM
Kosova Times Published July 30, 2025
Share
SHARE

Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi ka paraqitur një padi penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj personave të panjohur, për shkak të dëmtimit dhe përdhosjes së shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e vendosur në qytetin e Prizrenit.

 

Sipas padisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës mes 26 dhe 27 korrikut, kur persona të paidentifikuar kanë spërkatur me ngjyrë përkrenaren dhe shpatën e përmendores. Ky veprim është cilësuar nga përfaqësuesit e shoqatës si akt vandalizmi dhe sulm ndaj ndjenjave kombëtare dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Përfaqësuesi i autorizuar i shoqatës, Vitor Spaqi, në cilësinë e sekretarit të saj, ka theksuar se ky akt përbën shkelje të nenit 333 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhet me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, si dhe mund të trajtohet edhe në kuadër të ligjeve që mbrojnë trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit.

Në padinë e dorëzuar, Shoqata “Lekë Dukagjini” ka kërkuar që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve, të ndërmarrë masa ligjore urgjente ndaj të dyshuarve dhe të trajtojë rastin me seriozitet dhe ndjeshmëri, për shkak të rëndësisë simbolike që ka figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për qytetarët shqiptarë.

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Kosova Times July 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Qeveria e Malit të Zi do të votojë pro Rezolutës për Srebrenicën në OKB

Kosova Times Kosova Times May 9, 2024
Opozitari rus Gozman: “Rusia është sëmurë dhe sëmundja është, për fat të keq, e pashërueshme”.
Haxhiu: Shqetësues lajmi se Specialja pranoi dokumente nga Serbia
Kosova sot mëson kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithçka që duhet të dini
Bild: Zelensky do t’i ofrojë SHBA-së një armëpushim të përkohshëm në disa pjesë të frontit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?