“Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt,” ka shkruar Kurti.

“Projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë prej 13 milionë eurosh) është afër përfundimit! Për këtë projekt, ‘Ibër Lepenci’ e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte pasur zbatim vetëm 10% për vite me radhë. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim,” ka shkruar Rizvanolli dy ditë më parë.

Ajo thotë se kanali prej 49 kilometrash është me rëndësi jetike për furnizimin me energji, ujë të pijshëm dhe ujitje për bujqësi.

“Nga 20 km të pjesës së hapur të kanalit, 10 km — aty ku kishte më shumë nevojë — tashmë po rehabilitohen përmes projektit të ‘Ibër Lepencit’ me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës,” thotë ajo.