By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UGSH: Kriza në RTK rrezikon ekzistencën e mediumit të vetëm publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UGSH: Kriza në RTK rrezikon ekzistencën e mediumit të vetëm publik
Ballina 1Lajme

UGSH: Kriza në RTK rrezikon ekzistencën e mediumit të vetëm publik

Kosova Times
Last updated: 2025/08/04 at 9:43 PM
Kosova Times Published August 4, 2025
Share
SHARE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka shprehur shqetësimin ndaj krizës financiare dhe institucionale në dy mediat publike kryesore të hapësirës shqiptare, Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTPSH) dhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

 

Në një deklaratë publike, UGSH thekson se RTK po përballet me një krizë të paprecedentë, duke e cilësuar mungesën e financimit nga Kuvendi dhe Qeveria në detyrë si papërgjegjshmëri politike që kërcënon ekzistencën e vetme të një mediumi publik në Kosovë.

“Gazetarët dhe rreth 700 punonjës të RTK-së përballen si asnjëherë më parë me mungesën e financimit nga institucionet shtetërore, duke rrezikuar funksionimin normal të medias publike”, thuhet në deklaratë.

UGSH kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e Kosovës për të zgjidhur krizën dhe për të garantuar informimin publik si detyrim kushtetues dhe demokratik.

“Institucioni i medias publike, i themeluar me ligj të Republikës së Kosovës, urgjentisht duhet të ndërhyhet për të garantuar opcionin legjitim të informimit publik prej mediumit të vetëm publik që është RTK”, thuhet më tej.

Sipas UGSH, reagimet e shumta ndërkombëtare në mbështetje të RTK-së janë tregues i rëndësisë së krizës dhe ndikimit që ajo ka në imazhin funksional të shtetit të Kosovës.

Unioni paralajmëron se përkimi i krizës në RTK dhe RTPSH mund të jetë pjesë e një qëllimi politik për t’i shndërruar mediat publike në media shtetërore dhe të politizuara, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e organizmave ndërkombëtarë që mbrojnë lirinë e informimit dhe pavarësinë e mediave publike në vendet që synojnë integrimin evropian.

Deklarata përfundon me shprehjen e solidaritetit të plotë me gazetarët dhe punonjësit e RTK-së, ndërsa theksohet se mbrojtja e medias publike është mbrojtje e të drejtës qytetare për informim të pavarur dhe të besueshëm.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times August 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Murati: Deri më 15 shtator, komunat kanë afat për faljen e 100 eurove për faturat e tatimit në pronë

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Maqedonia e Veriut popullit të Ukrainës: Nuk jeni vetëm!
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Osmani iu drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?