Pezullimet vijnë si pasojë e arratisjes së të burgosurit D.R., i cili ishte dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj.

“ I burgosuri ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ndodhej duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Ai gjithashtu figuronte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, janë aktivizuar procedurat operative dhe janë njoftuar institucionet relevante të sigurisë.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe ka premtuar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjin.

Deri në përfundimin e hetimeve, të katër zyrtarët mbesin të pezulluar nga detyra.