By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia
August 10, 2025
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
Opinion

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Kosova Times
Last updated: 2025/08/09 at 11:37 AM
Kosova Times Published August 9, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Në Republikën e Kosovës, më saktë në filialin politik të quajtur Kuvendi, është hapur një institucion i ri edukativ: Akademia e Rrumpallës, me degë të shumta – nga interpretimi kreativ i Kushtetutës, te shkenca e Vettingut selektiv, ekonomia propagandistike dhe korrupsioni me uniformë morale. Të diplomuarit e kësaj akademie? Disa prej deputetëve më të zëshëm (dhe më kontradiktorë) të Lëvizjes Vetëvendosje, që në emër të drejtësisë, e kanë bërë rrëmujën sistem. Agim Bahtiri – “Akademiku i VV-së” Njeriu që flet me aq ndjenjë, sa që edhe fjalia e tij harron ku ka nisur. Zëri i popullit në versionin emocional, ku logjika është luks i panevojshëm. Me paraqitjet e tij teatrale, Bahtiri është bërë simbol i gjeneratës së re të “akademikëve” që flasin shumë e thonë pak. Apo siç do thoshte vetë ai: “Kjo është rruga që është, edhe rruga që duhet me qenë.” Dimal Basha – “Doktor Shkencë në të Drejtën e Rrumpallës” Kushtetuta, për Dimalin, është një tekst që ndryshon në varësi të orës dhe interesit të momentit. Një ditë është liber i shenjtë, ditën tjetër është shabllon për propagandë. Fjalori i tij juridik është aq i avancuar, saqë ndonjëherë as ai vetë nuk e kupton çfarë po thotë – por tingëllon serioz, dhe kjo mjafton. Për VV-në, ky është “doktor”. Për qytetarët – një tjetër shembull se si rrënohet shteti me fjalë të mëdha dhe përgjegjësi të vogël. Hekuran Murati – “Ekspert i të Drejtës Kushtetuese (me Excel)” Murati është ndër të rrallët që mund ta shpjegojë Kushtetutën përmes një grafikoni. Kur Kushtetuta s’i përshtatet buxhetit të tij, thjesht e llogarit ndryshe. E ka kthyer drejtësinë në çështje llogaritëse, ku interesi publik matet me formula e jo me realitet. Dhe çdo shkelje e qartë, justifikohet me “është çështje teknike”. Për ironi, ky njeri ka më shumë pushtet se shumë juristë të sistemit. Albulena Haxhiu – “Eksperte e Vettingut për të tjerët, jo për vete” Nëse do të kishte një çmim për zell në gjueti shtrigash, Haxhiu do ta fitonte me duartrokitje të VV-së. Çdo ditë denoncon, akuzon dhe shpall fajtorë – por gjithmonë jashtë partisë së saj. Skandalet e brendshme i kalon me heshtje ose me ndonjë sharje ndaj opozitës. Në emër të drejtësisë, ajo ka kthyer ministrinë në një zyrë për PR politik. Fitore Pacolli – “Eksperte e Hajnisë me Kartelë dhe Buxhet” Ndoshta rasti më i dhimbshëm i devolucionit moral në VV. Nga zë i fuqishëm i “çlirimit nga korrupsioni” në shembull klasik të përvetësimit të parasë publike. Ajo i njeh procedurat financiare për mrekulli – sidomos kur bëhet fjalë për shpenzime luksi dhe kartela zyrtare. Dhe si çdo “ekspert i hajnisë me nder”, edhe ajo flet me bindje për ndershmëri, ndërsa bilanci i saj financiar thotë të kundërtën. Dhe Kuvendi – Fakulteti i Vetëkonsumimit Politik Këta janë “ekspertët” që udhëheqin, legjitimojnë dhe justifikojnë çdo absurd institucional. Kuvendi i Kosovës ka degraduar në një arenë ku fjalët peshojnë më shumë se faktet, ku emërimet bëhen me urdhër partiak, dhe ku qytetari është spektator, jo pjesëmarrës. Në vend të një Kushtetute që mbron qytetarin, kemi një manual partiak që mbron funksionarët. Në vend të ekspertizës, kemi arrogancë. Dhe në vend të shtetit të së drejtës, kemi Republikën e Retorikës – të ndërtuar mbi fjalë të mëdha, por me themele të kalbura. Dhe populli? Dëgjon. Lexon. Duron. Por mos gaboni – ai kujton.

Opinion i pavarur, nuk përfaqëson qëndrimet e Kosova Times

 

You Might Also Like

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Kosova Times August 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një dron u rrëzua pranë Moskës – nuk raportohet për viktima

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Rama-Vetëvendosjes: Për 8 vjet qeverisje, s’keni bërë gjë
Shefi i kabinetes së Osmanit i reagon Vuçiqit për deklaratën e moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit
Rusia ka vendosur të prodhojë mikroelektronikë së bashku me Iranin
Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?