Korespondentët Anas al-Sharif dhe Mohammed Qreiqeh, së bashku me kameramanët Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa, ndodheshin në një tendë për gazetarë te porta kryesore e spitalit kur ajo u godit, raportoi Al Jazeera.

Sipas një deklarate të saj, “vrasja e synuar” të dielën ishte “një tjetër sulm i hapur dhe i paramenduar kundër lirisë së shtypit”, raporton BBC.

Pak pas sulmit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se kishin shënjestruar Anas al-Sharif, duke shkruar në një postim në Telegram se ai “shërbente si udhëheqës i një celule terroriste të Hamasit”.