Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 1,921 gjoba kundërvajtëse gjatë periudhës 4-10 gusht 2025. Po ashtu, 22 patentë-shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut.
Gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithsej 94 aksidente, prej të cilave 34 aksidente me lëndime, me 45 persona të lënduar dhe 60 aksidente me dëme materiale.
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të parandaluar ngjarjet e tilla. Çdo shkelje mund të raportohet përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, dhe numrave të telefonit: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.