By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia konfiskon armë në Skenderaj e Vushtrri, tre të arrestuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia konfiskon armë në Skenderaj e Vushtrri, tre të arrestuar
Lajme

Policia konfiskon armë në Skenderaj e Vushtrri, tre të arrestuar

Kosova Times
Last updated: 2025/08/12 at 1:54 PM
Kosova Times Published August 12, 2025
Share
SHARE

Gjatë orëve të mbrëmjes, Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksione në Skenderaj dhe Vushtrri, ku ka konfiskuar tri armë zjarri dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për përdorim të armëve në mënyrë të paautorizuar.

 

Policia ka njoftuar se në Skenderaj, rreth orës 19:00, policia është njoftuar për të shtëna me armë në fshatin Klinë e Ulët, ku po mbahej një aheng familjar. Pas intervenimit, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, të cilit i është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se e kishte përdorur gjatë festës.

Ndërkohë, në Vushtrri janë raportuar dy raste të ndara në fshatin Sllakofc. Rreth orës 21:00, një person dyshohet se kishte shtënë me armë nga një motor me katër rrota në lëvizje. Policia ka identifikuar të dyshuarin, e ka arrestuar dhe i ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 15 gëzhoja.

Po ashtu, rreth orës 21:30, policia ka reaguar ndaj një tjetër rasti të të shtënave në të njëjtin fshat, ku ishte duke u mbajtur një aheng familjar. Një person tjetër është arrestuar pasi kishte pranuar se kishte shtënë me armë në shenjë gëzimi. Policia ka konfiskuar armën dhe dy gëzhoja të tjera.

Për dy rastet që ndërlidhen me ahengjet familjare, janë iniciuar hetime për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Ndërsa për rastin e të shtënave nga mjeti motorik, prokurori ka urdhëruar ndalimin policor prej 48 orësh për të dyshuarin dhe është iniciuar hetim për tri vepra penale: “Mbajtje pa leje e armës”, “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë ahengjeve apo në vende publike, duke rikujtuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë publike dhe janë të dënueshme me ligj

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times August 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Përzieni lëngun e limonit dhe sodën e bukës, rezultati do t’ju mahnitë (video)

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Policia mbyll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak
KUR “Prishtina” apelon që të kursehet uji i pijes
Policia në aksion, në Gjilan arrestohen 21 persona
Aliyev tha në një intervistë se ushtria ruse ” pushtoi” Azerbajxhanin në vitin 1920
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?