By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
KulturëLajme

Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Kosova Times
Last updated: 2025/08/12 at 7:42 PM
Kosova Times Published August 12, 2025
Share
SHARE

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet nga data 18 deri më 29 gusht në Prishtinë.

 

Sipas njoftimit për medie, të hënën, më 18 gusht 2025, në orën 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, do të bëhet hapja solemne e punimeve.

“Seminari i 43-të, do t’i zhvillojë punimet në sallën ‘Idriz Ajeti’ të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë”, thuhet  në njoftim.

“Në këtë edicion të Seminarit, përpos studiueseve, studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria, do të marrin pjesë edhe albanologe/ë nga shumë vende të botës, për t’i shpalosur dhe për të diskutuar rreth arritjeve e rezultateve të tyre të fundit shkencore”, ka njoftuar drejtoria e seminarit të Univerisitetit të Prishtinës.

Ndërkaq në fund të Seminarit do të mbahet sesioni shkencor me këto tema bosht: Zhvillime aktuale lidhur me leksikun e shqipes, Shqipja në rrjetet sociale dhe Postmodernizmi në letërsinë shqipe.

Njëherësh, në programin bazë të Seminarit 43 përfshihen kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë), ligjërata të veçanta të gjuhësisë, ligjërata për letërsinë shqiptare dhe referime shkencore.

Po ashtu është bërë me dije se ashtu si edhe në edicionet paraprake, Seminari ofron program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore, si dhe me zhvillime të tjera pozitive.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiuese/studiues që merren me çështje të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Deri më tani, seminari ka zhvilluar gjithsej 42 sesione.

You Might Also Like

Stilisti i famshëm italian i modës Valentino ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeç

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

Ekspozita `Çmimi William Walker` në përkujtim të Masakrës së Reçakut

Nëse doni të nuhasni si “old money “, ky parfum italian është për ju

Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë

Kosova Times August 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainë: Rusia sulmoi me raketa dhe dronë

Kosova Times Kosova Times August 25, 2024
Serbia edhe çilimin kërkojnë ta përfshijnë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!
Vdes ish-gazetari Seremb Gjergji
Cena, i bronztë në Kupën Evropiane për U-21
Presidentja thërret në takim partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?