Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./Ata
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 25/42 | Diell |
Kukës | 19/38 | Diell pak re |
Lezhë | 28/40 | Diell |
Dibër | 19/38 | Diell pak re |
Durrës | 21/38 | Diell |
Tiranë | 26/41 | Diell |
Elbasan | 26/40 | Diell pak re |
Berat | 18/40 | Diell pak re |
Vlorë | 22/36 | Diell |
Korçë | 18/33 | Diell pak re |
Gjirokastër | 16/41 | Diell pak re |
Sarandë | 21/35 | Diell |