Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kujton me respekt dhe mall Arbën Xhaferin, edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e tij ndihet po njësoj.
“Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona. As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën. Shpesh më thoshte: “Më konsidero si vëlla të madh.” Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”, ka shkruar Ahmerti në Facebook.
“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!” përfundon kryetari i BDI-së.