Osmani e ka vlerësuar këtë projekt si një angazhim strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. “Me Memorandumin e sotëm, ndam mbi 2.6 milionë euro për fazën operacionale të përgatitjeve për këtë vit”, ka theksuar ajo.

Ajo ka shtuar se ky është “një tjetër hap konkret drejt realizimit të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e Kosovës dhe rajonit”, pavarësisht bllokadës ligjore të krijuar nga dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Osmanit, në partneritet të ngushtë me ICMG-në dhe KOK-un, po ecet përpara me zgjidhje alternative, duke siguruar që përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të zhvillohen sipas standardeve më të larta vendore dhe ndërkombëtare.