By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dronë Bayraktar, sistem raketor antitank dhe kundërajror, Shqipëria përshpejton modernizimin e ushtrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dronë Bayraktar, sistem raketor antitank dhe kundërajror, Shqipëria përshpejton modernizimin e ushtrisë
Ballina 2Rajon / Botë

Dronë Bayraktar, sistem raketor antitank dhe kundërajror, Shqipëria përshpejton modernizimin e ushtrisë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/08 at 10:04 PM
Kosova Times Published January 8, 2023
Share
SHARE

Shqipëria duket se po përshpejton modernizimin e ushtrisë në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe sulmet e fundit kibernetike kanë shtuar shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe rajonale.

Në një dalje për mediat sot, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpalosur disa nga arritjet në vitin që lamë pas, por edhe objektivat për vitin 2023 në fushën e mbrojtjes territoriale dhe civile.

I shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Arben Kingji e drejtori i Përgjithshëm Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Ministri Peleshi u shpreh se pas marrëveshjes për pajisjen me dronët Bayraktar, Forcat e Armatosura do të pajisen edhe me sistem raketor antitank “Javelin” dhe sistem kundërajror “Stinger”.

Me tej ministrit Peleshi tha se në 2022 nisi puna për ndërtimin e Bazës Taktike ajrore të NATO në Kuçovë. Ministri theksoi se kjo është e para bazë ajrore e NATO dhe jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria.

“Shqipëria ka pozicion strategjik në Ballkanin Perëndimor, por është edhe vend aleat i NATO, i sigurt, i qartë në orientimin e vet edhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur edhe në vendet ku jetojnë shqiptarë: në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, por edhe vende të tjera”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë 2022 përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë – Ajër – Tokë (GAG) si dhe u nënshkrua marrëveshja për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke “Baykar Technologies”.

“Dronët ‘Bayraktar’ kanë goxha reputacion, pasi kanë provuar të jenë të suksesshëm në kuptimin e aftësisë së tyre mbrojtëse ushtarake, por ne do t’i përdorim ato edhe për qëllime civile, madje shpresojmë të mos i përdorim për qëllime të tilla. Të kombinuar edhe me shërbimet satelitore do të na japin një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka nevojë të dijë vetëm të përdoret”, tha Peleshi.

Sa i përket satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, Peleshi tha se imazhet që do sigurohen prej tyre do të kontribuojnë në shumë elementë.

“Shërbimet satelitore mund të jenë edhe komerciale në kuptimin që t’iu vendosen në dispozicion për shembull fermave bujqësore, por edhe operatorëve të tjerë që kanë nevojë për imazheri të saktë satelitore”, tha ministri Peleshi.

“Satelitët japin informacionin. Ju siguroj që satelitët do jenë një mjet i rëndësishëm për t’u përdorur nga institucione e Policisë së Shtetit. Kur investon në teknologji investon për të kursyer. Janë kursim kohe dhe parash. Ne kemi një agjenci shtetërore që kanë bërë një punë fantastike. Këto dy kapacitete do jenë vlerë e shtuar, por edhe kursim parash për buxhetin e shtetit”, deklaroi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi faktin se gjatë vitit 2022 pagat e ushtarakëve u rritën në masën 30 për qind, duke theksuar se rritja do të vijojë edhe gjatë 2023 me 7 për qind për të gjitha gradat, ndërsa njoftoi edhe implementimin e paketës sociale për ushtarakët.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë kibernetike. Ai tha gjatë konferencës për shtyp se këtë vit do të ndërtohet qendra operacionale e fushës kibernetike.

“2023 do të jetë viti kur njësia ushtarake e Mbrojtjes Kibernetike do të ketë plotësuar 100 për qind kapacitetet e veta njerëzore. Jemi në një proces rekrutimesh, kemi ndryshuar strukturën; kemi trefishuar numrin e kapaciteteve në strukturë; kemi rritur pagat, i kemi bërë fleksibël, pasi ju e dini: burokracia shtetërore nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuara, por për specialistët e fushës së IT dhe Sigurisë Kibernetike po aplikon një regjim të veçantë fleksibël dhe kompetitiv”, nënvizoi Peleshi.

Vëmendje e veçantë gjatë vitit 2023 do t’iu kushtohet edhe Emergjencave Civile, pas investimeve që u kryen gjatë vitit 2022.

Dy avionë dhe mjete të posaçme për Mbrojtjen Civile do i shtohen vendit tonë me anë të kredisë me vlerë 30 milion euro pas marrëveshjes me Italinë, sipas ministrit Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj në misionet jashtë vendit, ndërsa theksoi mbështetjen materiale dhe politike për Ukrainën.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times January 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë ndaj personit i cili shkaktoi aksidentin me fatalitet në fshatin Llapashticë të Podujevës

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Kurti njofton Cleverly me propozimin për shtensionimin në veri
Scholz: Me Francën po i shtyjmë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes
Inteligjenca amerikane: Humbjet e Rusisë në Ukrainë arritën në pothuajse 300 mijë njerëz
Serbia pranoi simbolet dhe dokumentet e Kosovës, marrëveshja e Ohrit hapi derën e njohjes: Mesazhet kryesore të Escobarit para Kongresit Amerikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?