By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse
December 8, 2025
Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil
December 8, 2025
Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë
December 8, 2025
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
December 8, 2025
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin në Kuvend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin në Kuvend
Lajme

LDK përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin në Kuvend

Kosova Times
Last updated: 2025/08/18 at 6:50 PM
Kosova Times Published August 18, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se është antikushtetues imponimi i votimit të fshehtë gjatë seancës konstituive të Kuvendit.

 

LDK-ja, thekson se me këtë aktgjykim, Gjykata riafirmoi se kryesuesi i seancës konstituive nuk mund të veprojë jashtë përcaktimeve të qarta kushtetuese dhe nuk mund të shpikë procedura që minojnë rendin demokratik dhe ligjshmërinë.

“Gjykata sqaroi sërish se zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit duhet të zhvillohet rreptësishtë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës – përmes votimit të hapur, deri në tre herë përpjekje për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30 ditor”, thekson LDK.

Sipas LDK-së, ky vendim paraqet një fitore të madhe për demokracinë, ligjshmërinë dhe integritetin e institucioneve tona.

“Ai vërteton qëndrimin e LDK-së, e cila që nga fillimi ka insistuar se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje! përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës dhe tentim për të bllokuar funksionimin e institucioneve. LDK ka mbrojtur gjithmonë parimin se rendi kushtetues është i paprekshëm. Asnjë vullnet politik nuk mund të qëndrojë mbi supremacinë e Kushtetutës. Vendimi i sotëm i Gjykatës është jo vetëm fitore e LDK-së, por fitore e Republikës së Kosovës dhe e të gjithë qytetarëve që duan institucione funksionale, të ngritura mbi ligjshmëri, transparencë dhe norma demokratike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike që ta respektojnë në tërësi këtë aktgjykim”, theson LDK.

Sipas kësaj partie, Kuvendi duhet të vazhdojë menjëherë, në përputhje me Kushtetutën, me zgjedhjen e udhëheqjes së tij përmes votimit të hapur.

“Çdo pengesë e mëtejshme do të ishte jo vetëm antikushtetuese, por edhe akt i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe vullnetit të tyre demokratik. LDK do të mbetet e vendosur në rolin e saj si mbrojtëse e ligjshmërisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike. Republika e Kosovës meriton institucione të forta, të lindura nga Kushtetuta dhe që i shërbejnë vetëm qytetarëve”, thekson LDK.

You Might Also Like

Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kurti pritet nga Ulutas, temë forcimi i bashkëpunimit institucional

Ulutas: KFOR-i i përkushtuar për një Kosovë të sigurt

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kosova Times August 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dymbëdhjetë të vrarë në Cetinje, përfshirë dy fëmijë

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO
Rusia kërcënon të fundos të gjitha anijet që shkojnë në Ukrainë
Ushtarët rusë planifikojnë të vrasin shokun, interceptimi zbulon realitetin brutal të ushtrisë
Serbët e veriut e quajnë tradhtar Vuçiqin: Na shitët, nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?