By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 gusht 2025
August 22, 2025
Aksident në Lupç, lëndohen lehtë 6 persona
August 21, 2025
Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë
August 21, 2025
Vdes 19-vjeçari që u aksidentua të hënën në Llapushnik
August 21, 2025
Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova
August 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit
Ballina 1Lajme

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Kosova Times
Last updated: 2025/08/21 at 7:58 PM
Kosova Times Published August 21, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime, kjo parti nuk mori mbështetjen nga anëtarët e KQZ-së.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për certifikimin e partive politike që kanë aplikuar për zgjedhjet e 12 tetorit. Një nga pikat më të debatueshme të rendit të ditës ishte certifikimi i partisë Lista Serbe dhe kandidatëve të saj, e cila në fund të diskutimeve nuk u certifikua.

Pro votuan kryetari Kreshnik Radoniqi dhe përfaqësuesja e Listës Serbe. Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa abstenimet ishin nga përfaqësuesit e partive të tjera.

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, kundërshtoi certifikimin, duke e cilësuar Listën Serbe si parti me “trashëgimi terroriste” dhe duke akuzuar disa prej kandidatëve të saj se punojnë në mënyrë subversive kundër Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste dhe një të tashme terroriste. Përveç kësaj ka elemente të tjera, persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme terroriste edhe në sulme të ndryshme. Tash i kemi edhe veprimet e institucioneve për ndjekje penale. Në mesin e tyre kemi persona që në të vërtetë në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurteshi.

Përfaqësuesi tjetër i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, kërkoi që të mos certifikohet Lista Serbe duke u thirrur edhe në nenin 14 për ndalimin e regjistrimit të partisë politike.

Edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, bëri të ditur se kjo parti abstenon në votimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Si përfaqësues i PDK-së abstenojmë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe me këta kandidatë, duke marrë parasysh këto informata por edhe gjithë ato diskutime që janë bërë tash e sa kohë. Është dashur që këto informata të pranohen në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim. Abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionet e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti”, u shpreh Elshani.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ, Sami Hamiti, duke komentuar diskutimet rreth Listës Serbe, theksoi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është ai që duhet të mblidhet dhe ta zgjidhë këtë çështje, pasi KQZ nuk është organi që e shpall dikë terrorist.

“Organet e sigurisë duhet me u marrë, me u mbledh e me thanë ky është një organizim terrorist, me i shpallë se nuk e shpallim ne. Le ta kryejnë punën e vet, le të na e lehtësojnë punën ne”, tha Hamiti, duke shtuar se edhe dokumentet që posedon LVV dhe Sami Kurteshi është dashur të dërgohen në institucionet përgjegjëse.

Edhe anëtari i AAK-së në KQZ, Muharrem Nitaj ka deklaruar se dokumentet që posedon LVV dhe Sami Kurteshi është dashur të dërgohen në institucionet përgjegjëse.

Votat për t’u certifikuar për zgjedhjet lokale, nuk i morri as politikani serb nga veriu, Aleksander Arsenijeviq.

You Might Also Like

Aksident në Lupç, lëndohen lehtë 6 persona

Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë

Vdes 19-vjeçari që u aksidentua të hënën në Llapushnik

KQZ certifikon 33 subjekte politike e 4,913 kandidatë për Zgjedhjet Lokale

Haxhiu: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe, fitore për demokracinë

Kosova Times August 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bosnje e Hercegovina shet në Kosovë, por nuk blen prej saj

Kosova Times Kosova Times May 2, 2023
“Veprime të tilla koordinohen nga shefi, ndoshta Vulin, pasi atij i pëlqen të jetë Che Guevara”: Dushan Janjić për sulmin në Banjske
Pas zgjedhjeve, Japonia përballet me një epokë të re paqëndrueshmërie politike
Haradinaj: Kujtojmë veprën titanike të Albright për Kosovën e lirë
U përfshin në një rrahje, pesë të arrestuar në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?