Do të fryjë erë nga veriu me intensitet të lehtë dhe mesatar, 5 deri në 10 metra për sekondë. Temperaturat do të shënojnë rënie krahasuar me ditët e kaluara, ku minimalet do të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius.