By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 24 gusht
August 24, 2025
Quni dhuron pikturë të Ibrahim Rugovës Papës Leo XIV
August 23, 2025
“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”
August 23, 2025
Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!
August 23, 2025
Gjakova dhe pasioni për librat
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
Lajme

Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim

Kosova Times
Last updated: 2025/08/23 at 9:28 PM
Kosova Times Published August 23, 2025
Share
SHARE

Në mungesë të ndriçimit publik, rrugët e Prishtinës natën mbesin të pasigurta. Qytetarët thonë se kjo situatë ua vështirëson jetën e përditshme dhe se pasojat ndihen sidomos nga fëmijët dhe gratë. Nga Komuna e Prishtinës premtojnë zgjidhje të shpejtë.

Errësira është shndërruar në përditshmëri për disa lagje të kryeqytetit. Pa drita publike, lëvizja nëpër rrugë bëhet e pasigurt dhe shpesh burim aksidentesh. Në njërën prej rrugëve të lagjes Ulpiana, një i ri është rrëzuar pikërisht për shkak të mungesës së ndriçimit.

Pa ndriçim publik prej kohësh kanë mbetur edhe rruga “Xhemajl Prishtina”, si dhe rruga “Abedin Rexha”, pranë Hanit të Dilit.

“Që dy vjet s’ka këtu ndriçim. Fëmijët janë të rrezikuar shumë. Gratë për me udhëtu janë shumë të rrezikuara, sidomos në mbrëmje. Kur ka me dal shoqja diku, më thërret në telefon, thotë: hajde merrem, se nuk guxon me ardh këtu sepse janë të rrezikuara prej qenëve. Prishtinë është kjo, dhe është kryeqytet”, tha qytetari Jakup Bekteshi.

Për Florim Hasanin kjo situatë është e vështirë.

“Ka fëmijë dhe ka të moshuar, jo vetëm për neve, por edhe për udhëtarët që lidhen me rrugë të tjera që kalojnë këndej pari. Për shembull, femrat e presin dikë 1-2 orë për me kalu këtu, se tuten mos po i han ndonjë qen, apo po i sulmon dikush. Është shumë problem i madh,” theksoi ai.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se ndriçimi publik është prioritet dhe se brenda pak javësh do të ketë investime të reja në disa lagje të kryeqytetit.

“Ne kemi filluar dhe jemi duke punuar në Prishtinë në 120 rrugë për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik me smart LED, që do të thotë se ulin edhe shpenzimin e energjisë elektrike. Te RTK-ja për 3-4 ditë do të fillohet me punu. Po besoj se diku rreth 8 mijë poqa shumë shpejt, për 3-4 javë, kanë me u vendos nëpër Prishtinë si ndriçim publik. Ne kemi filluar tash edhe nëpër parqet në Prishtinë, të cilat nuk janë në gjendje të mirë me ndriçim publik – në Tokëbafqe, në Gërmi edhe në Parkun e Qytetit – që do të thotë se për 10 ditë do t’i përmbyllim edhe parqet me ndriçim publik,” tha Bekim Gashi, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Ai thotë se projekte të ngjashme janë në zhvillim edhe në lagjet “Arbëria”, “Taslixhe”, “Sofali” dhe disa zona rurale.

You Might Also Like

Quni dhuron pikturë të Ibrahim Rugovës Papës Leo XIV

KEDS i la në terr edhe bizneset që janë në kontest gjyqësor me ZRRE-në

Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik

PZAP refuzon ankesën e Mushkolajt, konfirmon vendimin e KQZ-së

PZAP refuzon ankesën e Mushkolajt, konfirmon vendimin e KQZ-së

Kosova Times August 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtinë: Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2, mbesin pa ujë të pijshëm

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë tonë
Definohen “agjentët e huaj” në Republikën Sërpska
Analizë e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian: Qendra mban pushtetin
Kishat Ortodokse Serbe dhe Ruse bashkohen kundër Perëndimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?