Lagjja Mati 1 në Prishtinë, si dhe Taslixhe 1 dhe 2, kanë mbetur pa furnizimin me ujë të pijshëm.
Kjo për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga liqeni i Badocit.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, thuhet se kjo gjendje do të vazhdojë deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike. /Kosovatimes/