Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në postin e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës.
Në mesazhin e urimit, Begaj thekson rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan presidenti Begaj në Facebook.
Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur Dimal Bashën si kryetar të institucionit në përpjekjen e 58-të të konstituimit.
Në votim ishin 73 vota pro Bashës, 30 kundër dhe 3 abstenuan.