By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsovska sqaron rolin e Dimal Bashës në shkrimin e publikuar në 2012
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arsovska sqaron rolin e Dimal Bashës në shkrimin e publikuar në 2012
Lajme

Arsovska sqaron rolin e Dimal Bashës në shkrimin e publikuar në 2012

Kosova Times
Last updated: 2025/08/27 at 8:38 PM
Kosova Times Published August 27, 2025
Share
SHARE

Jana Arsovska, autore e një shkrimi të publikuar në vitin 2012 me titull “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor”, me bashkëautor kreun e ri të Kuvendit, Dimal Basha, ka reaguar lidhur me publikimin e këtij artikulli në disa media që pretendojnë se Basha e ka lidhur financimin e UÇK-së me botën e krimit. Ajo ka thënë se Bashës i përket vetëm një pjesë e studimit të saj, ku flet për përhapjen e islamit fundamentalist.

 

Arsovska ka theksuar se pretendimet që po qarkullojnë në disa media, janë keqinterpretime.

“Jam njoftuar për lajmet e fundit që po qarkullojnë në Kosovë, ku Dimal Basha, kryetari i ri i Parlamentit të Kosovës, akuzohet për përmbajtjen e artikullit “Globalizing the Western Balkans” të publikuar në Open Edition Journals në vitin 2012. Duke qenë se unë jam autore e shumicës së punës në këtë studim, dua të bëj të qartë për publikun se Dimal Basha është përgjegjës vetëm për Kapitullin Tretë, “Expansion of Radical Islam,” dhe asnjë nga kapitujt e tjerë nuk është puna e tij. Në pak fjalë, z. Basha ka dorëzuar vetëm Kapitullin 3 për publikim, një pjesë që shqyrton përhapjen e islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në Kosovë”, ka shkruar Arsovska në një reagim përmes e-mailit.

Lidhur me këtë shkrim, RTKLive ka provuar të kontaktojë me Z. Dimal Basha, por ai nuk është përgjigjur. Gjithashtu, edhe nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë reaguar për këto pretendime.

Ndryshe, në shkrimin e publikuar në “OpenEdition Journals” në vitin 2012 me autorë Jana Arsovska e Dimal Basha, thuhet mes tjerash se UÇK-ja nuk kishte mbështetje formale nga ndonjë shtet, dhe se mes financuesve kishte trafikantë droge.

“UÇK-ja mori mbështetje financiare dhe logjistike nga diaspora shqiptare, si dhe nga trafikantë droge në Evropë dhe SHBA, duke krijuar lidhje të fuqishme kriminale-politike”, thuhet në shkrim.

Lidhur me këtë ka reaguar OVL e UÇK-së, e cila e ka quajtur të papranueshme zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar të Kuvendit të Kosovës. Organizata ka theksuar se “është e pafalshme” që Kuvendi të drejtohet nga një njeri që ka fyer e sulmuar UÇK-në dhe dëshmorët.

“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë”, thuhet në reagim.

 

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times August 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci uron avancimin e Arben Kingjit: Ka rritur bashkëpunimin me FSK

Kosova Times Kosova Times December 5, 2024
Nga sakrifica në triumf: Rrugëtimi i artë i Distria Krasniqit
Ministri Osmani në takim me presidenten dhe kryeministrin e Kosoves
Si u zhvillua shkëmbimi i madh: CIA pati një takim sekret, i ofroi Putinit një aleat
Një treshe u instalua në monumentin “Mëmëdheu” në Kiev në vend të stemës së BRSS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?