Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu. Në disa zona të kufizuara mund të ketë edhe stuhi të shkurtra me breshër.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 26 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s