By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksidenti ne Lisabon, ngritet numri i te vdekurve ne 15, 18 të plagosur
September 3, 2025
Osmani: Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet
September 3, 2025
A ka ndonje gjurme ruse ne Qeveri?
September 3, 2025
Rumania distancohet nga ish-zyrtarët e fotografuar me Putinin
September 3, 2025
Kurti kujton grevën e punëtorëve të vitit 1990: Një nga aksionet më masive
September 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga energjia elektrike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga energjia elektrike
Lajme

Aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga energjia elektrike

Kosova Times
Last updated: 2025/09/03 at 4:25 PM
Kosova Times Published September 3, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike-KEDS si dhe ndaj të pandehurve A.Z, G.N dhe A.N, për vdekjen e një punëtori në vitin 2023, i cili kishte rënë në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik.

 

Prokuroria njofton se KEDS-i dhe tre punëtorë të kësaj kompanie po akuzohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Me datë 4 shkurt të vitit 2023, në fshatin Levoshë të komunës se Pejës, i pandehuri  si person juridik “Kompani Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A”, në cilësinë e përgjegjësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore, ka rrezikuar jetën e njerëzve në atë mënyrë, që i pandehuri në cilësi të pronarit të personit juridik edhe pse ka qenë i detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, konkretisht në sigurimin e kushteve të sigurta  për punë, nuk ka krijuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës për parandalimin e rreziqeve, nën rrjetin largpërçuesve-sipërfaqes mbi të cilën shtrihet rrjeti për të krijuar siguri gjatë ndërhyrjes në linje dhe nuk ka zbatuar organizimin e procesit të punës tek kyçja e rrymës në rrjetë nga ekipi i ndërhyrjes pa i respektuar procedurat në fuqi të parapara me vlerësim të riskut, ashtu që, ditën kritike deri sa i dëmtuari tashmë i ndjeri V.P, punëtor mirëmbajtës i rrjetit  gjatë procesit të punës, duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasojë vdes në vendin e ngjarjes”, thotë prokuroria.

Prokuroria ka treguar se pse po akuzohen edhe tre të pandehurit lidhur me këtë rast.

“I pandehuri A.Z, në cilësinë e udhëheqësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore dhe në cilësi të përgjegjësit për komunikim me dispeçerin në Qendrën Komunikuese në Pejë, derisa viktima pjesë e ekipit me të pandehurin dhe punëtorin I.Sh ishte duke e kontrolluar rrjetin e energjisë elektrike , i pandehuri, pa u siguruar se viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik, përmes numrit të tij të telefonit, kontakton Qendrën Komunikuese në Pejë, duke i kërkuar që në linjën e lartcekur të lëshohet rryma, dhe në bazë të kërkesës së tij, nga baza lëshohet rryma, ku si pasojë e kësaj viktima V.P, vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasoj vdes në vendin e ngjarje. Ndërsa i pandehuri, A.N në cilësinë e koordinatorit të rrjetit (udhëheqës në detyrë) përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, bashkë me të pandehuri G.N, cilësinë e  ekspert të  sigurisë dhe shëndetit ne punë, nga pakujdesia, edhe pse kanë qenë të detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, duke mos i respektuar rregullat e lartcekura kanë vënë në rrezik jetë e punëtorëve të KEDS-it, ku si pasojë ka humbur jetën viktima V.P, punëtor i kësaj kompanie”, thuhet në detajet që k bërë publike prokuroria lidhur me aktakuzën ndaj KEDS dhe ndaj tre të pandehurve të tjerë punëtorë aty.

Prandaj, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Eurobarometri: Shqiptarët përkrahësit më të mëdhenj për të qenë pjesë në BE

Arrestohet kontrabandisti, rrokullisi veturën e policisë gjatë arratisjes

Kurti: Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur

Ujërat e zeza në shkollën ‘Ismail Qemali’, protestojnë prindër e nxënës

Reagon MASHTI: Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten

Kosova Times September 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Gjeopolitikë

Dodik ka nevojë për një precedent: Portali Vzglyad mbi atë, kush i mbështet kufijtë e rinj të Rusisë

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
Qytetari dorëzon në polici disa para të gjetura në një qendër tregtare
BIK në mbështetje të fuqishme të protestës së organizuar nga OVL-UÇK
Këto janë 20 plazhet nudiste më të mira në Evropë
“Mami, më përdhunonin çdo natë në qeli”, historia rrëqethëse e të miturit: Nuk flija natën pasi e dija që…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?