By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura
Ballina 1Lajme

Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura

Kosova Times
Last updated: 2025/09/10 at 9:34 PM
Kosova Times Published September 10, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një komunikate kundër “përndjekjes së vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” që, sipas saj, media të caktuara po ia bëjnë vajzave të saj të mitura.

 

Ajo e ka nisur reagimin duke kujtuar se për pesë vite me radhë vajzat e saj kanë ndjekur mësimet në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë dhe është shprehur mirënjohëse për stafin e shkollës:
“Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre… Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit.”

Osmani ka treguar se vajzat e saj janë përballur me probleme të shumta në këtë shkollë: “Probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë… konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.”

Por ajo thekson se disa gazetarë nuk kanë shkruar kurrë për këtë fakt, por përkundrazi kanë rrezikuar sigurinë e vajzave të saj:

“E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia… duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake… Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot.”

Presidentja ka shpjeguar edhe praninë e policisë. “Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë”, ka shpjeguar ajo.

Duke ngritur pyetjen “Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Osmani ka theksuar se fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik. “Imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale… përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë”, ka thënë ajo.

Presidentja ka paralajmëruar se do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga siç ka thënë ajo “këta të ashtuquajtur gazetarë”, që sipas saj, “krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata”.

Në komunikatën e saj, ajo ka sqaruar se ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojnë, ndërkohë që shkolla ‘Ismail Qemali’ tashmë është shumë larg nga vendbanimi.

Osmani ka kujtuar se “si presidente nuk ka asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime.

“Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme”, ka shtuar jo. 

You Might Also Like

Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)

IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale

Aksident fatal në Bresje të Fushë-Kosovës, humb jetën një këmbësor

Dita e Veteranëve, Osmani: Përulemi me respekt para atyre që sollën lirinë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Kosova Times September 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me shi

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Truku nuk është në ujin e thartë, por në këtë përbërës: Shtoni në krepat tuaja, ato do të jenë më të buta dhe më të buta se kurrë
Puljiq: “Ajo që publiku nuk di për sanksionet amerikane po ndodh në heshtje dhe është shumë e dhimbshme – Republika Srpska është në prag të falimentimit”!
Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë
Gërvalla niset për në Lituani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?