By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Do të punojmë ngushtë me ShBA-në drejt normalizimit të raporteve me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Do të punojmë ngushtë me ShBA-në drejt normalizimit të raporteve me Serbinë
Ballina 1Lajme

Kurti: Do të punojmë ngushtë me ShBA-në drejt normalizimit të raporteve me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 5:16 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”.

“… pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Kur u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka konsideruar këtë plan si “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por tha se Serbia e ka refuzuar atë, dhe se tash do të duhet që “të gjithë të merren me ta”.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe ShBA-së.

Më 11 dhjetor, Radio Evropa e Lirë raportoi se në këtë plan nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin të cilin e kishte siguruar REL-i thuhej se elementet kyçe të këtij propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë: respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kurti tha gjithashtu se vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është më shumë se e mirëpritur ngase vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i pushtimit rus të Ukrainës – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Chollet do ta vizitojë Kosovën më 11 janar, ndërsa Serbinë një ditë m pas.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

(VIDEO) Momenti i rënies se aeroplanit më të madh të transportit ushtarak rus: U nda përgjysmë në ajër

Kosova Times Kosova Times December 15, 2025
BE-ja konfirmon vizitën e pesëshes në Kosovë dhe Serbi – kërkon përparim konkret
Sot vendoset gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Blair
Tensionohet situata në Zveçan, zvogëlohet numri i protestuesve në Leposaviq
Rrahmani e Krasniqi, dyshja dardane që po shkëlqen te Rapidi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?