By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!
Opinion

Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!

Kosova Times
Last updated: 2025/09/12 at 4:54 PM
Kosova Times Published September 12, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Emerimi i ministres Diella ka ndezur sot jo vetëm debatin publik vendas, por edhe vëmendjen e mediave botërore. Në një vend ku shpesh politika shfaqet si teatër, ky rast e ka shtyrë paradoksin drejt një skene ku pyetja kryesore nuk lidhet me CV-në, as me integritetin, por me diçka shumë më themelore: a ka kush që do ta dëgjojë Diellën duke thënë “Betohem”? Kushtetuta është e qartë: ministrat janë njerëz, frymorë, që ecin me këmbë, flasin me gojë dhe paraqiten tek Presidenti i Republikës për aktin solemn të betimit. Por në këtë rast, sikur skenari të ishte shkruar nga një dramaturg postmodern, të gjithë pyesin: ku, si dhe mbi të gjitha, kush do ta dëshmojë këtë betim?

Natyrisht, mund të duket si kuriozitet që të bën të buzëqeshësh, por pas ironisë fshihet një çështje serioze. Betimi nuk është një ritual folklorik, por momenti kur një individ ngarkohet me autoritet dhe përgjegjësi kushtetuese. Pa të, ministri nuk është ministër, dhe shteti mbetet me një boshllëk që nuk mbushet dot me art, as me retorikë. Nëse ky hap shmanget ose zëvendësohet me improvizime, krijohet precedent i rrezikshëm, ku Kushtetuta shihet si skenografi fleksibël, jo si themel i pandryshueshëm i shtetit ligjor.

Dekretimi nga Presidenti i Republikës i një “ministri virtual” do të ishte një akt antikushtetues në vetvete. Kushtetuta parashikon qartë se ministri është përgjegjës para Kuvendit dhe votohet aty, duke marrë mbi vete përgjegjësi politike dhe penale për veprimet e tij. Ndërsa një ministre artificiale, si “Diella”, është përkufizimisht e papërgjegjshme: nuk mund të merret në interpelancë, nuk mund të japë dorëheqje, nuk mund të hetohet. Kjo e kthen funksionin publik në farsë dhe hap derën për një strategji të rrezikshme: çdo abuzim, çdo akt i paligjshëm, çdo grabitje e pasurisë publike mund të justifikohet me arsyetimin cinik se “ka gabuar inteligjenca artificiale”, ndërkohë që pas ekranit, pas algoritmeve dhe emrit virtual, qëndrojnë individë realë, të gjallë e të mirëfilltë, që përfitojnë nga ky mashtrim.

Dhe ja ku del në pah stili i njohur “alla Rama”: aty ku politika përzihet me artin, provokimin dhe performancën publike, duke i bërë qytetarët herë spektatorë të mahnitur, herë kritikë të hutuar. Por shteti nuk është galeri arti, as skenë performance. Është kontratë, është normë, është proces formal. Dhe këtu asgjë nuk duhet marrë me humor, sado që vetë rasti të duket si një shaka e zgjuar e realitetit.

Sot opinioni publik nuk ka nevojë për metafora diellore apo shpjegime ironike, por për një përgjigje të qartë: a do të respektohen nenet e Kushtetutës, apo do të shpiket një skemë e re betimi që do të hynte në antologjitë e absurdit politik? Sepse nëse ndodh kjo e dyta, atëherë e vetmja gjë që mbetet të betohet, është vetë Kushtetuta – se ende është në fuqi.

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

Kosova Times September 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një serb 22-vjeçar vrau ish-shefin e dizajnit të Rolls-Royce në Gjermani

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Lirohet Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi
Pakicat joserbe kërkojnë që Kushtetuesja ta refuzojë ankesën e Listës Serbe
Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci
Ushtria ruse vret më shumë se 75 civilë në Ukrainë pasi Trump tha se Putin dëshiron t’i japë fund luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?