Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar lajmin për RTKlive, duke theksuar se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Njësitë relevante policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në mbledhjen e informatave dhe provave që mund të ndihmojnë në sqarimin e rastit. Hetimet janë në vazhdim e sipër”,ka deklaruar Pllana.