By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
November 15, 2025
Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim
November 15, 2025
Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren
November 15, 2025
Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
November 15, 2025
Kosova bën historinë, afrohet me kualifikimin në Kupën e Botës
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta
EkonomiLajme

Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta

Kosova Times
Last updated: 2025/09/14 at 9:11 AM
Kosova Times Published September 14, 2025
Share
SHARE

Pas muajve të nxehtë të verës, kur temperaturat ishin mjaft të larta, në shtator ato tashmë kanë filluar të bien. Me këtë ndryshim, qytetarët kanë filluar të përgatiten për sezonin e vjeshtë-dimër, duke u furnizuar me ushqime dhe mjete për ngrohje.

Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, pemët dhe perimet, kryesisht të stinës, ishin ndër më të kërkuarat nga qytetarët. Kjo për shkak se shumë prej tyre tashmë kanë nisur përgatitjen për turshi. Megjithatë, çmimet po u duken të larta për standardin e jetesës.

“Kemi filluar disa përgatitje, pak turshi e domate kështu. Por sivjet çmimet janë shumë të shtrenjta, rrogat janë të ulëta, ashtu edhe pensionet”, thotë një qytetar i intervistuar.

Për shkak të çmimeve, disa thonë se ende nuk kanë filluar të furnizohen.

“Ende nuk jemi përgatitur, sepse ka kohë dhe çmimet janë të shtrenjta në treg. Me një pension nuk ia dalim, po duhet të blejmë sot për nesër”, thekson një tjetër qytetar i intervistuar.

Por nuk është fjala vetëm për pemë e perime. Qytetarët ankohen edhe për rritjen e çmimeve të produkteve të tjera, si buka – një produkt bazë i ushqyerjes, jo vetëm gjatë një sezoni.

“Çmimi është i lartë, duhet ndoshta të stimulohen bujqit…”, thotë një qytetar.

Ata që kanë mundësi për t’u furnizuar me mish për dimër, thonë se çmimi i tij sillet deri në 13 euro për kilogram. Krahas furnizimit me turshi, miell e mish për muajt në vijim, qytetarët po sigurojnë edhe dru e pelet për ngrohje.

Të gjithë ata që si burim ngrohje kanë drutë, përballen me një çmim që këtë vit sillet deri në 65 euro për metër.

Ndërsa temperaturat kanë nisur të bien, qytetarët që po përgatiten për muajt e ftohtë thonë se mbeten me shpresën se përballja me çmimet e larta do të jetë më e lehtë sesa përballja me të ftohtin.

You Might Also Like

Është zyrtare: Ushqimi italian do të marrë statusin e listuar nga UNESCO

Baret më të mira në botë sapo janë shpallur në një renditje të re globale – gjashtë nga 10 më të mirat janë në Evropë

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

Rizoto me kungull

Flan me kungull

Kosova Times September 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia konfirmon incidentin me armë zjarri në veri

Kosova Times Kosova Times January 23, 2023
Kurti Shales: Shyqyr që vdiq Astriti e po rritemi
Kolona të gjata në Merdarë, QMK apelon për shfrytëzim të pikave tjera
Koraq: Vuçiq rehabiliton politikën e Millosheviqit
Horoskopi ditor për 21 gusht 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?