“Sot, pata nderin t’i dhuroj ish-diplomatit amerikan, Jonathan Moore, “Hyjneshën e Kryeqytetit”, si shenjë të mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e tij dhe për mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës. Një simbol i respektit dhe falënderimit që populli ynë ndjen për SHBA-në, të cilët qëndruan krahë nesh, nga ditët e vështira të luftës, deri te ndërtimi i institucioneve dhe rrugëtimi ynë drejt demokracisë dhe lirisë”, ka shkruar në Facebook,  Rama.

Rama dhe Moore kanë theksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara është dhe do të mbetet më shumë se një partneritet politik, është një lidhje e përjetshme e ndërtuar me besim dhe në përkushtim të ndërsjellë.