“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së @StateEUR, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor”, shkroi Osmani në një postim në X.

Ajo theksoi se partneriteti me SHBA-në ka qenë vendimtar për Kosovën.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik”,shkroi Osmani.

Presidentja konfirmoi angazhimin për të punuar me administratën e presidentit të ri amerikan.

“Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, përfuntoi ajo.