Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 7 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona,  si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në  Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur shtatë  (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur ngritur katër (4) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.