Të arrestuarit janë: J.B., H.A. dhe A.K., të gjithë meshkuj dhe shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë arrestimit, janë sekuestruar edhe dy armë zjarri. Të dyshuarit kanë qenë në kërkim nga policia dhe pas përfundimit të procedurave janë dërguar në qendrën e mbajtjes me vendim të prokurorit të shtetit.

Ndaj tyre janë iniciuar procedura për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa policia është ende në kërkim të edhe dy personave të tjerë të dyshuar për veprën “Vrasje në tentativë”, të cilët tashmë janë identifikuar.