“Unë do të vazhdoj me punë me sinqeritetin më të madh, me qytetarët besoi qe do t’i zgjedhim problemet brenda mundësive tona. Unë kam premtuar vetëm një gjë: do të angazhohem 24 orë për komunën dhe i garantoj qytetarët se dua, di dhe guxoj të punoj shumë, te gjitha projektet e rëndësishme në Kosovë vulën e kanë të PDK- së së Hashim Thaçit”, tha Lushtaku.

Votë për Lushtakun kërkoi kryetari aktual i Skenderajt,  Fadil Nura, teksa tha  se për ta udhëhequr Skenderajn duhet një kandidat  që është zëri i qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve, teksa tha se emri i Lushtakut lidhet ngushtë me historinë, të ardhmen e Skenderajt dhe të qytetarëve.

“Po ngrehim flamurin e bashkimit guximit për të mbrojtur vlerat e përbashkëta, për të hapur një kapitull të ri në vazhdimin e rrugëtimit me besim të palëkundur. Sot flasim për dinjitet për vlera, Skenderaj ka qenë dhe do te mbetet zemra e PDK-së”, tha Nura.

Në këtë tubim u prezantuan 30 kandidatët për asamble komunale të Skenderajt nga radhët e PDK-së.