Osmani, ka njoftuar se pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takua në New York Zyrtarin e i Lartë Brendan Hanrahan.

Ajo ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila sipas saj është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.

“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Presidentja shtoi se mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ta forcojë këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok.