By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies
Ballina 1Lajme

Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies

Kosova Times
Last updated: 2025/09/24 at 11:09 AM
Kosova Times Published September 24, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryekuvendari, Dimal Basha, nënkryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrat në detyrë Xhelal Sveçla, Faton Peci e Hajrullah Çeku si dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit, Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies së tij në shërbim të mbrojtjes së atdheut.

 

Ndërkohë, pasdite do të mbahet edhe akademi përkujtimore për heroin, Afrim Bunjaku.

Më 24 shtator të vitit 2023 rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi nga një grup terroristësh serb të prirë nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Më 11 shtator të vitit të shkuar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, por ai ende mbetet i lirë në Serbi.

Prokuroria kishte thënë se të përfshirët, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal, duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave.

Në dyvjetorin e rënies, nderohet heroi Afrim Bunjaku

Nën patronatin e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të dyvjetorit të rënies heroike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ceremonitë përkujtimore fillojnë me homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, ku do të marrin pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Në orën 15:00, do të mbahet akademi përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së Afrim Bunjakut, ku pritet të jenë të pranishëm po ashtu Kurti, Sveçla dhe Hoxha, të cilët do të nderojnë sakrificën dhe përkushtimin e heroit për vendin dhe komunitetin.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times September 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

43 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

Kosova Times Kosova Times January 25, 2023
Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Ferizaj, arrestohet shoferi
Kurti reagon pas tragjedisë në Greqi: Kosova qëndron me popullin grek
Macron pret liderët evropianë për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën
I aksidentuari rezulton i kërkuar nga policia, arrestohet në spital
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?