Ambasada ka thënë se janë bërë dy vjet nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë megjithatë, Milan Radojçiq i cili e ka pranuar që ishte udhëheqës i këtij grupi, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.

“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme”, ka shkruar ambasada.

Sipas saj, është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme.