Në këtë takim, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian, duke nënvizuar se “vendi ynë mbetet një nga më pro-evropianët dhe më të sigurtët në rajon”.

Ajo ripërsëriti gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian dhe për të ndjekur plotësisht politikat e tij drejt përmbushjes së objektivit strategjik të anëtarësimit.

Presidentja Osmani deklaroi gjithashtu se Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, duke kontribuar kështu në paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.