By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar
November 17, 2025
Protestuesit në Republikën Çeke dhe Sllovaki mbanin flamuj ukrainas në përvjetorin e revolucionit
November 17, 2025
FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra
November 17, 2025
Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
November 17, 2025
Gërvalla: Diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forumi Ekonomik Botëror: Dëmi mjedisor, inflacioni, siguria kibernetike, rreziqet për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Forumi Ekonomik Botëror: Dëmi mjedisor, inflacioni, siguria kibernetike, rreziqet për Kosovën
Ballina 2Lajme

Forumi Ekonomik Botëror: Dëmi mjedisor, inflacioni, siguria kibernetike, rreziqet për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 7:17 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë, kostot e larta të jetesës, konfrontimi gjeo-ekonomik, dështimi i masave të sigurisë kibernetike dhe pabarazia digjitale janë rreziqet kryesore me të cilat mund të përballet Kosova gjatë dekadës së ardhshme. Kështu thuhet në Raportin për Rreziqet Globale 2023, të Forumit Ekonomik Botëror, që u publikua më 11 janar.

Sipas këtij raporti, kosto e lartë e jetesës është renditur si rreziku më i rëndë botëror për dy vjetët e ardhshëm. Aty nënvizohet se kriza ekonomike do të ndajë thellësisht vendet e pasura dhe ato të varfra, gjë që mund të kthejë mbrapa zhvillimin dhe përparimin njerëzor.

Sa i përket vendeve të rajonit, raporti thotë se Shqipëria rrezikohet më së shumti nga sëmundjet infektive, dështimi i masave të sigurisë kibernetike, inflacion i shpejtë, kontestimi gjeopolitik i burimeve dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

Kurse, Serbia, rrezikohet nga konfrontimi gjeo-ekonomik, goditje të rënda të çmimeve të mallrave, konflikte ndërshtetërore, kriza të kostos së jetesës dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

Maqedonia e Veriut, në anën tjetër, mund të përballet me krizë në kosto të jetesës, kriza të borxhit, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, inflacion i shpejtë dhe i qëndrueshëm dhe ngecje në rritje ekonomike.

Edhe Mali i Zi, thotë raporti, mund të pëballet me krizën e kostos së jetesës, konfrontim gjeo-ekonomik, stagnim i rritjes ekonomike, dështim në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, kriza të rënda të furnizimit me mallra, kriza të borxhit, si dhe kriza në punësim dhe jetesë.

Pasojat ekonomike të COVID-19 dhe luftës në Ukrainë kanë rezultuar në inflacion të lartë dhe ndryshime në politikat monetare, duke shënuar rritje të ulët ekonomike dhe të investimeve në rang global.

“Rikthimi në ‘jetë normale’ pas pandemisë së COVID-19, u ndërpre shpejt nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, duke sjellë kriza të reja, veçanërisht në ushqim dhe energji”, shkruan raporti.

Raporti vë në dukje se dekada e ardhshme do të karakterizohet nga krizat mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat gjeopolitike dhe ekonomike. Gjithashtu, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit janë përkeqësimet më të shpejta globale gjatë dekadës së ardhshme.

“Pothuajse 3.6 miliardë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme dhe të pambrojtur ndaj ndikimeve klimatike. Vendet në zhvillim, pavarësisht kontributit të tyre të kufizuar në ndryshimet klimatike, po mbajnë mbi supe barrën, por asnjë vend dhe asnjë ekonomi nuk është imune nga kriza klimatike”, thotë raporti.

You Might Also Like

Trump: Po përgatisim sanksione ndaj të gjitha vendeve që bëjnë biznes me Rusinë

Axhenda ndërkombëtare

Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist në Indi

Strategjia e heshtur e administratës Trump ndaj Lukoil dhe ndikimi në tregjet e energjisë globale

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ronaldo beson në përsëritjen e suksesit të vitit 2016

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Ponosh: Perëndimi i dha Vuçiqit deri më 22 tetor që të mendojë për Kosovën, përndryshe…
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
Media britanike: Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
Jepet tenderi 38 milionë euro i MI-së për rrugën Prishtinë-Podujevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?